Klajdi Musabelliu u bë objekt debatesh nga palët politike pak kohë më parë për shkak të pozicionit që mbante. Ai punonte si drejtor në Agjencinë e Burimeve Natyrore, ndërsa ishte vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pak kohë më parë që njoftoi largimin e Musabelliut jashtë vendit. Më herët Rama kërkoi shkarkimin e atyre që janë emëruar sipas tij politikisht në administrate.
Këngëtari është zhvendosur në Itali dhe duket se jeta e ka përballur me vështirësitë e para. Përmes disa fotove të publikura në Instagram, ai shfaqet duke nderë rrobat në ballkonin e shtëpisë.
“Sot kam shume pune për Te ber, mos me shqetesoni ju lutem.? Pu pu pu, s’qenka i lehte kurbeti hahahah”, shkruan Klajdi.
Link: https://www.instagram.com/p/BfQJxvuHXRJ/?taken-by=klajdimusabelliu
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaJWWlahuVL/?taken-by=klajdimusabelliu