ShowBiz

“Ndihem e fyer” Eneda Tarifa flet për herë të parë pas ndarjes

Lajmet e portaleve dhe të tabloidëve rozë, janë shumë të mirpritura kur trajtojnë me elozhe dhe eufori vetëm sukseset dhe harritjet. Ndërsa kur trajtojnë tema të jetës private dhe të intimitetit, atëherë media bëhet “kazan”.  Ky problem e ndjek median prej kohësh dhe gazetarët duhet realisht të heqin dorë nga subjektiviteti i artikujve me porosi dhe të jenë objektiv, asnjëanës e profesional në atë që shkruajnë.

Si shembull vjen ndarja e këngëtares Eneda Tarifa me partnerin e saj Erion Zaloshnja u përfol gjatë në media. E ftuar sot në “PopCulture”, ajo është munduar që të anashkalojë këtë temë, por nuk harroi të theksonte se me historinë e saj ishte abuzuar. Megjithëse Eneda pranoi ndarjen pasi në rrëfimin e historisë së saj të dashurisë iu referua të shkuarës.

“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura. Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”-është shprehur Eneda.

Link: https://youtu.be/26okoT_XjbI?t=1090

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel