ShowBiz

Ish-Miss Universe, tregon marrëdhënien me politikanin e PD

Fjoralba Dizdari, ish- Miss Universe Albania, tani është shfaqur si prezantuese e motit në ekranin e “ABC News”. Ajo ka një të shkuar edhe si modele. Prej 3 vitesh bukuoroshja është në një marrëdhënie me ish-kandidatin për deputet të Partisë Demokratike, Enri Ceno.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, modelja tregon detaje nga jeta dhe puna e saj. “Drejtuesit e ‘ABC News’ më kontaktuan dhe unë pa u menduar fare thashë “po”, është eksperiencë e re. Unë si modele jam ende aktive, por nuk punoj në Shqipëri, vetëm jashtë saj.

Për marrëdhënien me zyrtarin e PD dhe nëse së shpejti do të ketë një dasmë Dizdari tha:Do t’ju njoftoj kur të kemi një datë për dasmë, por ende nuk e kemi menduar. Sekreti i lidhjes tonë të gjatë është transparenca dhe mbështetja. Enri ka qenë gjithnjë mbështetës për mua. Fakti që unë nuk jam sot në Amerikë, por jam këtu mund të quhet një sakrificë që kam bërë për të”.- është shprehur Fjoralba.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=gbRVqVk5kF0

Burimi i  fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BTYusdoDk5i/?taken-by=fioralbadizdari