ShowBiz

Ngatërroi Kosovën me Ukrainën. Daily Mail korigjon gafën e çuditshme

Koncerti i  Rita Orës në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u pasgjyrua gjerësisht në media dhe sigurisht që bëri një jehonë ndërkombëtare. Por mes lajmeve që sillnin detaje nga ky koncert, ai i tabloidit britanik “Daily Mail”, ka rënë në sy për një gabim, jo të vogël. “Rita Ora feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës”, thuhej në titullin e artikullit, që më pas nënvizon takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj po atë ditë.

Kjo gafë është diskutuar gjerësisht në mediat shqiptare dhe ato të rajonit. Megjithatë tabloidi prestigjos, mesa duket e ka korrigjuar gabimin e bërë dhe tashmë fare pak referenca mund të gjenden në rrjet për këtë fakt të çuditshëm.

Link: http://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-1630528/Video-Rita-Ora-celebrates-Ukraines’s-10-years-independence.html

Burimi i fotos kruesore: http://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-1630528/Video-Rita-Ora-celebrates-Ukraines’s-10-years-independence.html