ShowBiz

Pas 30 vitesh martesë, gruaja nga Fieri kërkon divorcin. Arsyeja do iu lerë pa mend

Bashkëshortët Floresha dhe Bujari janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”, pasi ndodhen në një konflikt për tokën e tyre. Floresha tanimë, pas 30 vitesh martesë, kërkon divorcin nga bashkëshorti.

“Kemi një hall të madh. Vijmë nga fshati Marinëz, Fier dhe kemi marrë tokë me ligjin 7501. Kemi qenë tre veta dhe na takonte 2800 metër për frymë, por zotërinjtë e komunës na kanë dhënë vetëm 5000 metër katrorë dhe këto na i kanë bërë lëmsh. Ne vëtë paguajmë 5000 metra katrorë, kam 2 libreza të paguara dhe me firmat e atyre. Para 2-3 ditësh kam paguar edhe vitin 2018. Kam hyrë në një zyrë në komunën e Kumanit, ku në një zyrë thuhet ke 5000 metër zonjë, paguaji dhe në zyrën tjetër thonë ke 3500 metër katrorë. Ne nuk e kuptojmë ku shkojnë këto metrat e tjera dhe këtë duhet të ma shpjegojë topografi i komunës dhe agronomi.”

Floresha bën fajtor të shoqin për disa përvetësime të një pjese të pronës dhe të tjera adralla burokratike. Zonja e cila me zotërinë porsa janë bërë gjyshër, është e vendosur të kërkojë divorcin.

Link: https://youtu.be/Z6woVvGYA4k?t=11

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel