Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka performuar disa këngë në një koncert madhështor në Prishtinë. Eventi ishte aktiviteti kryesor me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe në të kanë qenë të pranishëm rreth 300 mijë vetë.
“Prishtinë, Kosovë , kjo është për ju!”, tha Rita Ora menjëherë pas fillimit të performimit të saj.
Ajo ngriti në këmbë gjithë qytetitn, ndërsa të shumtë ishin pjesëmarrësit edhe nga vende të ndryshme të rajonit. Sali Berisha, ish – kryeministri i Shqipërisë ishte pjesë e festimeve, ndërsa ky i fundit ditën e sotme ka bërë edhe një dedikim të veçantë për Rita Orën.
”Foto nga festimet e 10 vjetorit te Pavaresise te Kosoves!
Rita Ora, mbretresha e festes se 10 vjetorit te Pavaresise! Sb” – shkruan Berisha.
Link: https://www.facebook.com/SaliBerisha/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/SaliBerisha/