ShowBiz

Së shpejti sërish nënë. Ami shtatzënë del për herë të parë në ekran

Shumë shpejt Amarda Toska do të sjellë në jetë një vajzë dhe ajo me Ermal Mamaqin, do bëhen prindër për së dyti.

Moderatorja ka preferuar që këtë periudhë të bukur të jetës së saj ta shijojë në privatësi duke mos publikuar foto në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është shfaqur për herë të parë në ekran me barkun e rrumbullakosur. Ami ka bërë daljen e parë televizive në një intervistë për emisionin ‘Jo vetëm modë” në Tv Klan. Ndërsa vihet re barku i saj i rrumbullakosur. Ndër të tjera moderatorja foli për periudhën e pritjes së ëmbël dhe u shpreh se ende nuk kanë vendosur një emër për vogëlushen në ardhje.

Link: https://youtu.be/8AIrr8wsSBY?t=365

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan