ShowBiz

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, marrin dhuratën e parë për bebin

“Dua të të bëj të lumtur” përpos emocioneve të forta që ndjellin lotë në sy, ka përcjellë edhe shumë nota humori dhe të qeshura me shpirt.

Pas martesës me aktorin e humorit Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u përfol shpesh për një shtatzëni të mundhsme, por këngëtarja e mohoi diçka të tillë.

Sakaq, është shprehur gjithmonë se dëshiron të ketë së shpejti një fëmijë.

Çifti shumë i dashur për publikun, ishin të ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku morën edhe dhuratën e parë për bebin e tyre, nga moderatorja Arbana Osmani.

Arbana u shpreh se le të jetë ajo që i bën dhuratën e parë , kurdo që fëmija të vijë.

Link: https://youtu.be/jduccxD3yf4?t=1017

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel