ShowBiz

Flet Orgesa Zaimi: Me bashkëshortin jam zënë keq sepse…

Të gjithë ata që e dëgjojnë çdo ditë në radio, ndoshta nuk e identifikojnë dot si familjare dhe zonjë shtëpie, por ajo dallon tek të dyja.  Orgesa Zaimi njihet dhe si këngëtare e apasionuar dhe me stil të veçantë.

Orgesa është bërë pjesë e emisionit ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku ka rrëfyer një zënkë me bashkëshortin e saj Mentorin, me të cilin është prej 11 vitesh dhe gëzojnë dy fëmijë.
“Jemi zënë atëherë për shtëpinë, arredimin sepse Mentori është marrë shumë. Mua ai më ka habitur. Ndodh që duke jetuar me një burrë, e njeh më shumë kur bashkëjeton me të dhe jeta të lidh në situata të ndryshme. Unë atëherë isha me Borën, ishte 6 muajshe dhe i ka bërë të gjitha vetë. Nuk më ka pyetur për asgjë. Më la të zgjidhja vetëm bojën e mureve, aty jemi zënë për nja dy ditë. Ishte zënkë e tmerrshme”, tha Orgesa.

Link: https://youtu.be/2oUkufRnZLM?t=2024

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfbt0ULgaK5/?taken-by=orgesazaimi