ShowBiz

Nga takim për një natë përfundoi në dashuri?! Historia e veçantë e Renis Gjokës

Në programin e Ermal Peçit ishte i ftuar këngëtari i mirnjohur Renis Gjoka. Duke pasur parasysh karakterin dhe batutat e tij, kjo intervistë nuk mund të mos ishte e veçantë.

Rockeri flet rrallë për jetën e tij private por mjaftoi një pyetësor i Ermalit dhe disa provokime të vogla që ai të na tregoi për herë të parë disa detaje të reja nga jeta e tij.

Ai rrëfen se aktivitetet e tij të shumta në jetën e natës nuk janë bërë arsye për debatet në çift, pasi ajo e ka mirëpranuar këtë fakt që në fillim.

A ka e tepruar ndonjë fanse në koncertet e tij duke i kërkuar diçka më shumë Renisit? Me shaka ai thotë më shumë se njëherë ndërsa më pas thekson se ka njerez dashamirës por mbeten në objektivat e tyre jo në sjelljen e Renisit.

Kaq mjaftoi që Ermali t’i thoshte “Unë e di që nga një one-night stand ka lindur një histori e jotja, është e vërtetë?

Renisi i kapur në befasi thotë : ‘Po… ore ti a do bëjmë ndonjë muhabet tjetër?”

Link: https://youtu.be/gQnIuBoi9bk?t=1187

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfS9388Ho3M/?taken-by=renisgjoka