ShowBiz

Sekretet e rinisë së artë të Liljana Kondakçi

Liljana Kondakçi me veshjet e saj ishte një model për t’u ndjekur. Nën lupën e stilistes së njohur Stela Sallaku, në një shkrim të fundit, artistja etiketohet sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” . Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme në vitet e sotme. “Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka patur garderobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte garderobën e saj.

Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje. Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital me ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me fruda. Një tjetër fustan kam patur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”, tha Kondakçi

Link: https://youtu.be/Pxi9wdV4YVc?t=113

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfrNBh0lNmx/?taken-by=rudinamagjistari