Dëbora e rënë së fundmi në kryeqytet i ka befasuar të gjithë, duke qenë se është një fenomen që nuk ndodh shpesh. Shenjat e para të reshjeve të borës u panë që herët, pasi në orët e para të mëngjesit, periferitë e Tiranës u gdhinë të mbuluara me bardhësi.
Kush ka pasur mundësi, ka dalë për të shijuar për së gjalli dëborën dhe për të shkrepur foto e për të xhiruar video. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa nga personazhet e njohur të skenës dhe ekranit.
Luana Vjollca duket se ka dalë në rrugë për të shijuar pak nga atmosfera ndryshe e krijuar nga moti. Armina Mevlani, ka kapur disa fragmente nga dritarja e shtëpisë, ndërsa Rashel Kolaneci duket se ka dalë në ballkon. Moderatorja e “Mos i fol shoferit” Rudina Dembacaj, ka rastirur, ku tjetër veçse në timon të mjetit të saj.
Komediani Bes Kallaku, ka qëlluar më fatlumi. Ai i ka përshëndetur fansat e tij, prej jashtë kryeqytetit, nga Kisha e Laçit, ku ka pasur mundësinë të shkrepë një foto edhe me Monika Kryemadhin.
Atmosferë shumë e veçantë sot për metropolin shqiptar. Urojmë që kjo borë të sjellë vetëm buzëqeshje në këto ditë të ftohta.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Link: https://www.instagram.com/rashelkolaneci/
Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/bes_kallaku/