Jo më larg se dje moderatorja e mirnjohur replikoi publikisht me një mesazh të gjatë në lidhje me lajmin e rremë të shtatzanisë së saj. Ajo shprehej mjaft e revoltuar, ndaj mungesës së profesionalizmit të gazetares që i publikoi një lajm të tillë.
Reperin Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë ndër çiftet më simpatik të showbizz-it.
Ata prej kohësh janë në një lidhje dashurie, e tashmë këtë nuk mundohen ta fshehin aspak. Shpesh i kemi parë teksa pozojnë së bashku.
Janë të shpeshta dedikimet që çifti i bëjnë njëri-tjetrit. E duket se raporti i tyre sa po shkon e po bëhet më serioz.
Postimi i fundit në Instastory e gjen moderatoren të buzëqeshur përkrah vjehrrës së saj.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeNrbJlAaI0/?taken-by=elita.rudi