ShowBiz

Dedikim një dashurie të vështirë. Juela emocionon me “Pa ty jam”

Duket sikur tingujt e pianos zbresin nga një melankoli e akumuluar në qiellin e kaltër që krijon një distancë fare pa shije, fare pa sens, kur mungon një ndjenjë që më parë mbushte shpirtin dhe tashmë e ka lënë bosh.
Kjo është përshtypja imediate prej kësaj kënge.
Më tej në pararefren renditen duke jehuar tingujt e kitarës, dhe Juela reciton si me një frymë trillin e këngës së saj të ndjerë me titull “Pa ty jam”.
“Koha kalon por nuk shëron…” mesa duket ecja përpara me kokën pas, nuk shpie askund.
Bukuroshja shfaqet e lënduar nga një ndjenjë e pashkëmbyer dhe mend i dridhet buza vërtet nga vibrato interesante që i jep zërit.
Më pas kënga merr ritën dhe nuk është më një rrëfim melankolik, por një hakërrimë me fatin që e detyron të gjejë forcën për të ecur pakthyeshmërisht përpara.

“Pa ty jam” është një këngë që ndihmon ta bëni tuajën këtë forcë.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=NCK90bmDnmM