E ftuar në “Pop Culture” së fundmi ka qenë gazetarja e mirënjohur sportive Eva Murati.
Në emision u sinjestrua jeta private dhe jo vetëm.
Përpos karrierës si gazetare Eva më parë është edhe aktore. Ajo tregon se aktualisht është duke xhiruar një film, “Njeriu me këmishë”.
Çfarë kërkojnë në “Google” njerëzit për Eva Muratin? ‘Gjatësinë e saj dhe lidhjen me Genar Topallin.’ Eva u dha përgjigje në “Pop Culture” këtyre dy pyetjeve.
“Unë jam e gjatë 1.67 cm. Jam shumë e çuditur që njerëzit kanë akoma interes për lidhjen time, pasi unë kam 6 vite me Genarin dhe nuk besoj se përbën më lajm”, tha Eva.
Ndërkohë Dojna Mema i tha se njerëzit janë të interesuar se çfarë do të ndodhë tashmë, martesë apo ndarje? “Atëherë, duhet të presin akoma”, u shpreh Eva.
Link: https://youtu.be/57j3x7B0AWM?t=387
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be8dD3_BGji/?taken-by=evamurati