ShowBiz

Ditën e tretë Albi Nako donte të më hiqte: Je dru i pagdhentur

Balerina e njohur Alba Hoxha, ka qenë dje e ftuar te “Rudina” në Tv Klan. Ajo foli për fillimet e saj dhe hapin e rëndësishëm, hedhur së fundmi në karrierë.

Po ashtu ajo na njeh me një aspekt të panjohur të karakterit të Albi Nakos.

Në një rrëfimim për jetën dhe punën e saj te Rudina Magjistari, balerina tregoi më shumë rreth punës me koreografin e njohur Albi Nako.
Alba është shprehur se fillimet kanë qenë të vëshitra, pasi Albi ishte i rreptë në punën e tij.

“Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një dru i pagdhendur, tupi jot është si stemë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”- është shprehur ajo.

Mirëpo Alba theksoi se ideja e qasjes së saj te prezantimi i motit, ishte e vetë Albi Nakos.

Link: https://youtu.be/zUuWRh3J5Wo?t=206

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf9TvaQl_gx/?taken-by=rudinamagjistari