ShowBiz

Ana Lika pranon të flasë për operacionet plastike

Aktorja Ana Lika ishte e ftuar dje në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli për shfaqjen e saj të fundit ”Çifti i çuditshëm”, por edhe për jetën e saj private dhe planet për të ardhmen.

Mbesa e Inis dhe Ingrid Gjonit, Ana Lika, njihet si një personazh pa komplekse dhe që shpesh bën batuta.

Ana është dalluar gjithmonë për natyrën e saj të hapur ndaj publikut prandaj edhe kësaj radhe nuk e pati problem të fliste dhe për tema që shumë të tjerë stepen kur bëhet fjalë për to.

Aktorja simpatike pranoi publikisht për herë të parë që ka bërë operacione plastike në fytyrë, por këtë nuk ua këshillon të tjerëve.

“Unë kam bërë operacion hundën dhe rimodelim të buzëve. Kur i kam bërë kam qenë 18 vjeç. Nuk ndihesha komode me veten time dhe i bëra, nuk mendoj se jam ekzagjeruar sepse njerëzit që nuk e dinë nuk mi vënë në dukje”, tha Ana.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8w5C1XWfyUA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf_ssyalJ27/?taken-by=rudinamagjistari