Sa herë e përbaltin e shajnë po aq herë edhe e lavdërojnë. Por Muç Nano, do mbetet në historinë e medias shqiptare, për thellësinë e mendimit të tij, për surprizat e tij intelektuale dhe për “Provokacitë” e tij.
Moderatori i një emisioni si “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano, në monologun e tij mbrëmjen e djeshme ka folur për dy vajza të ekranit, moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.
Monologun e nisi me Bora Zemanin, drejtuese e një emisioni sportiv në SuperSport. Por, Nano ndalet tek veshja e saj, konkretisht te fustani tepër i shkurtër. Muç Nano imagjinon situatën e nderë në studio kur Bora Zemani do të ulet në karrike me fustanin e shkurtër që ka veshur, dhe këtë pjesë e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone. Po të njëjtë trajtesë i bën edhe veshjes së Ilda Bejlerit, në një emision homolog. “Studiot televizive nuk janë Strip-Club, e as për pole dance ” e ka mbyllur qëndisjen e monologut të tij Nano.
Faleminderit Mustafa Nano, përveç zbavitjes, e shtyn publikun në reflektime që përmirsojnë vizionin mbi realitetin.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yajfl5pFr68
Burimi i fotos kryesore: ©ABC News