ShowBiz

Oriola Marashi e kuqe si Ferrari, por fansat i “nxjerrin bojën”

 

Ajo bën “kërdinë” në instagram dhe tabloidët rozë ç’do poze të saj nuk i rezistojnë dot.

Në foton e fundit që ka publikuar, Oriola Marashi e krahason veten me Ferrarin. Ajo pozon e gjitha me të kuqe në rrugët e kryeqytetit.

”Mos ki frikë nga perfeksioni nuk do ta arrish kurrë. Prandaj u krijua ”photoshop”-i”, shkruan Oriola krahas fotos.

Ndjekësit e faqes së saj në Instagram kanë dalluar një detaj te fotoja! Vija e pllakave të murit në të cilin ajo pozon nuk është e drejtë, ndërsa të pasmet e saj janë më të mëdha sesa e kemi parë në emisionet televizive, ku shmangen gjithfarë ndërhyrjesh.

Link: https://www.instagram.com/p/BgCHQXAF_H8/?taken-by=oriolamarashi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfooV2NlgCP/?taken-by=oriolamarashi