ShowBiz

“Pirdhuni me këto broçkulla. Më thonë se jam këtu prej tim eti” Shpërthen Lori Hoxha

Lori Hoxha, trashëgimtarja e “Top Media” sot ka uruar festën e gruas me një postim mbreslënës në rrjetet sociale.

Ajo shpreh një kompleks që e ka kapërcyer prej kohësh, por të tjerët mesa duket ia vënë në dukje e kjo e bën të ndihet keq.

 Në një tekst të gjatë, ajo ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat e reja dhe gratë që ia dalin vetë në jetë, si dhe u është përgjigjur të gjithë atyre që thonë se ajo dhe familja e saj janë aty ku janë vetëm falë babait të saj.
Më poshtë publikimi i plotë:

“Që në moshë të vogël, na kanë mësuar se duhet të gjejmë princin tonë dhe se pa të jemi të paplota. Shoqëria jonë na ka indoktrinuar në mendje se vajzat e vogla nuk ia dalin dot në këtë botë pa ndihmën e një burri. Epo, kjo mund të mos ketë shumë rëndësi, por unë jam këtu për t’ju thënë që të pirdhen me këto broçkulla. Gjatë gjithë jetës sime si e rritur më kanë thënë se jam këtu ku jam dhe po ia dal prej babait tim. Ndonëse jam e nderuar që jam e bija e tij dhe e njoh impaktin e madh që ai ka pasur në jetën time, unë isha 14 vjeçe kur ai vdiq. Dhe ndonëse e kam falenderuar gjithë jetën për gjithçka, kam harruar gjatë rrugës se në fakt ne ia kemi dalë vetë përgjatë këtyre 10 viteve. Nëna ime, dy motrat e mia dhe unë kemi luftuar shuëm gjëra për të qenë këtu ku jemi sot dhe për t’ja dalë të vetme edhe kur na thoshin se nuk ishim të zonjat mjaftueshëm, sepse ne ishim gra dhe na duheshin disa burra me kostume që të na merrnin seriozisht. Ndaj sot u përulem atyre.

Nëna ime rriti katër fëmijë dhe po mban një perandori në shpatullat e saj. Motra ime ka krijuar familjen e saj dhe është një prej nënave më të mira që kam parë ndonjëherë ndërkohë që ende ia del t’u përmbahet afateve për të përfunduar shkollën e drejtësisë për të ndjekur ëndrrat e saj. Dhe motra ime e vogël  do të jetë padyshim një grua e fortë që nuk do të vihet përfund nga asnjë burrë. Ndërsa unë, jamë thjesht krenare që të them se i njoh këto gra dhe kam jetuar me to. Nëse je një grua që po ia del e vetme, jam krenare për ty. Dhe nëse je një vajzë e vogël që po e lexon këtë, dua të të them se nëse e respekton mjaftueshëm veten tënde, do ia dalësh më së miri!”

https://www.instagram.com/p/BgDqbfWhSJw/?taken-by=lorihoxha

Link: https://www.instagram.com/p/BgDqbfWhSJw/?taken-by=lorihoxha

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf8HvE4BDhP/?taken-by=lorihoxha