Para 2000 spektatorëve, një djalë do të ngjitej në skenë, do të ulej në gjunjë për t’i bërë një propozim jashtëzakonisht romantik dhe të bujshëm të dashurës së tij. Video u shpernda menjëherë nëpër portale dhe u bë shumë e famshme.
2 Marsi, koncertin recital i këngëtarit Alban Skënderaj “Hapësira e një ëndrre” ka qenë hapsira e ëndrrës së tyre.
Pikërisht ky çift ishte sot në studion e “Rudina” në Tv Klan. Pedagogu Zenel Bajrami dhe Ada Kaloçi, redaktore gjuhësore rrëfyen emocionet e propozimit para mijëra spektatorëve dhe historinë e tyre të dashurisë.
Ka qenë këngëtari Alban Skënderaj i cili ka ftuar në skenë fillimisht Bajramin dhe më pas Kaloçin me pretekstin se është shpallur fituese e një shorteu dhe aty të dy kanë përjetuar emocione të forta.
“Të gjithë janë surprizuar, madje dhe unë vetë jam surprizuar nga gjithë angazhimi që mora. Ishte krejt e papritur. Arsyeja kryesore ishte se Alban Skënderaj ishte këngëtari i preferuar i Adës dhe i imi. Dhe unë thashë pse jo? Ti bëj një propozim aty ku Ada nuk e pret…” pohoi Zeneli.
Për më tej mos humbisni videon shumë emocionuese:
Link: https://youtu.be/cm7RTgfuhKA?t=193
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan