ShowBiz

Pasi i publikuan foton “komprometuese”, Oriola Marashit i soset durimi, ia nis me kërcënime

 

Fotografia e publikuar në Facebook nga këngëtari Gjergj Kaçinari, i cili postoi një foto të 6 viteve më parë me Oriola Marashin që modelja e njohur të nxehet. Jo për ndonjë gjë, por u shkaktuan shumë polemika, sepse u komentua ndryshimi i Oriolës, ndryshim i cili sigurisht lidhet me moshën.

Modelja e njohur nuk ka duruar dhe ditën e sotme me anë të një postimi në “Instastory” bëri një reagim të gjatë për ata, që shkruajtën se “i nxorën të vërtetën”, madje edhe duke i ‘kërcënuar’ penalisht .

“Unë mendoj se ajo që ti e quan ‘i nxjerr të vërtetën’ realisht është ‘cyber bullying’ dhe është ligjërisht e dënueshme…është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individ të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten.” ka shkruar Oriola.

Më pas në Instastory ka publikuar disa fotografi të vetat, para pubertetit, të cilat i ka cilësuar si “Before puberty challenge” në formë sfide për ata që bëjnë krahasimin mes pamjes që ajo ka aktualisht dhe pamjes në adoleshencë. Diçka është e qartë Oriolës i është sosur durimi!

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10211541665603705&set=a.2106810636300.2097916.1426565788&type=3&theater

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeNsCNClrQs/?taken-by=oriolamarashi