ShowBiz

“Më falni, po vazhdo…” Genta me shumë kg. dhe gjoksin jashtë lë nam te Rudina

 

Që në momentet e para që hyri në studion e Rudina Magjistarit e deri tek akomodimi dhe fillimi i intervistës, Genta ka bërë një paraqitje të sikletshme.

Gentjana Gjalpi është padyshim një nga banoret më të përfolura të ”Big Brother 5”. Vajza rebele që e jetonte jetën siç i vinte. Pozat e saj topless me pistoletë në të pasme u bënë virale para disa vitesh.

Ajo ka folur për jetën e saj, por detaji që u vu re është ndryshimi i pamjes së saj. Duket se Genta paska shtuar disa kile të mira.

Në emision ajo shihet me një fustan super të shkurtër, të ngjashëm me një robdeshambër i cili i ve në pah gjoksin dhe ”defektet” që i janë formuar nga kilogramët e tepërt.

Duke qëndruar këmbë mbi këmbë, ajo vihet në siklet, pasi është mjaft i vështirë ky pozicionim për të.  Gjestikulacioni me duar është gjithashtu i sikletshëm në pozicionin që ka marrë Genta dhe duket që kjo e tensionon së tepërmi dhe e pengon madje edhe në artikullim. Pasi ajo e cik disa herë padashur mikrofonin, detyron edhe Rudinën të ndërpresë fjalën nga çasti i pakëndshëm. Më pas Gentjana thotë:  “Më falni,…po vazhdo!” në një fjali të nisur në shumë e të përfunduar në njëjës, në formë urdhërore.

Për më tepër mund të ndiqni videon e mëposhtme:

Link: https://youtu.be/l8Uu9SUlBfM?t=73

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgHRTkmF1BD/?taken-by=rudinamagjistari