ShowBiz

Plas sherri mes Endi Demnerit dhe Sara Kapos: Hajdute! “Turp dhe gjynah për ty…”

Endi Demneri shquhet për bukurinë e saj natyrale, por mesa duket nuk është edhe aq “natyrale” në qëndrimet që mban në media.
Endi Demneri është tejet e angazhuar në profesionin e saj, dhe jo rrallë herë realizon edhe fotosesione të ndryshme. Dje bukuroshja ka qënë e ftuan në emisionin e Rudinës, ku përveç modelingut ajo na tregoi edhe pasionion e saj për pikturën.

Madje për ta demonstruar këtë kishin realizuar edhe një insert teksa ajo pikturon në një telajo.

”Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin”, rrëfeu Endi gjatë insertit.

Menjëherë pas kësaj deklarate të modeles së njohur kanë shpërthyer komentet e miqve, ku e kanë akuzuar se ajo nuk është piktura e saj. Menjëherë për këtë gjë ka reaguar edhe vajza e Ema Andreas, Sara Kapo.

”Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!”, ka shkruar Sara në postimin e saj në Instagram.

Link: https://youtu.be/HC9O4VI2NNU?t=844

Link: https://www.instagram.com/sarakapo27/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bf6KBeeHGWa/?taken-by=sarakapo27https://www.instagram.com/p/BfY09qbFaiA/?taken-by=endidemneri