ShowBiz

Të mos dorëzohesh kurrë edhe pse grua…Në “Pasdite” ato rrëfejnë kalvarin e jetës së tyre

Në studion e emisionit “Pasdite” në Top Channel, pikërisht në ditën e gruas,  qenë të ftuara tre gra të forta, nga ato të cilat jeta i ka përplasur me pengesa dhe vështirësi nga më të pakalueshmet, por që nuk janë dorëzuar kurrë.

Por tashmë janë një shembull suksesi, përtej të gjitha vuajtjeve. Ato janë Emanuela Pepkola Zaimi, Adriatike Lami dhe Sonela Totraku, të cilat kanë rrëfyer në këtë emision historitë e tyre plot kalvare, mënyrat se si i kanë përballuar ato, për të ardhur kryelarta deri në ditët e sotme.

Ndodhitë që i kanë bërë këto gra ekzemplare në shoqërinë shqiptare, do mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=2O4SBZdWAnQ

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel