ShowBiz

Lidhja e tyre u diskutua shumë mediatikisht. Por a janë më bashkë Blero dhe Afrona?

Të gjithë prisnin datën e dasmës, por ditët e fundit në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se këngëtari i famshëm i skenës shqiptare Blero Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Kjo pas statuseve të tyre të dyshimta në rrjetet sociale, ku Blero i thoshte së bijës që përveç saj nuk i duhej askush në jetë, ndërsa Afrona shprehej se nuk i duheshin njërëzit të cilëve ajo nuk u duhej.

Megjithatë, së fundmi çifti i ka siguruar të gjithë se vijojnë të jenë bashkë.

Ka qenë vetë Blero ai që ka postuar në Instagram një foto ku ai shihet përkrah bukuroshes bjonde, me mbishkrimin: “E bukura dhe bisha.”

Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/

Link: https://www.instagram.com/afronadika/

https://www.instagram.com/p/BgNguvOlvTg/?taken-by=bleromuharremi

Link: https://www.instagram.com/p/BgNguvOlvTg/?taken-by=bleromuharremi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdP0tVtl-jf/?taken-by=bleromuharremi