Aktualitet

Një iPhone 6 merr flakë, duke i shkatërruar jetën një familje. Apple hesht

Sado e çuditshme të duket, një iPhone ndizet dhe zjarri i shkaktuar prej tij i ka nxirë jetën një familje kanadeze. Apple nuk tregohet aspak e gatshme për të thelluar hetimet mbi incidentin. Dhe kur familja kërkon kompensim të dëmeve, kompania bën një vesh të shurdhët.

Një iPhone 6 i nxehur tej mase, thuhet se ka shkaktuar një zjarr shkatërrimtar në Kanada në tetor 2016. Një familje nga fshati humbi shtëpinë dhe investimet e saj bujqësore. Ajo pretendon që dëmet, të cilat përllogaritet te jenë rreth 600 mijë dollarë,  t’i rimbursohen nga Apple. Por kompania nuk ngutet në shqyrtimin e rastit. Së fundmi, familja e prekur po përpiqet të ushtrojë presion mbi drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook përmes një peticioni online.

Afërsisht 2,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin deri tani, sipas një raporti nga CBC, televisioni publik kanadez.

Si e humbi familja Finley shtëpinë e tyre?

Në qershor 2016, fermerja Cathy Finley nga Langley pranë Vancouver bleu një iPhone 6 të ri. Në tetor 2016, telefoni filloi të shfaqë probleme. Më 11 tetor, më konkretisht, zonja e vë telefonin në karikuesin origjinal. Ajo vendos telefonin pranë një laptopi në një kolltuk lëkure. Pastaj shkon në punë të saj, jashtë shtëpisë.

Menjëherë pas kësaj, Finley vuri re tym dhe flakë të fuqishme. Për fat të mirë, askush nuk ndodhej në shtëpi. Zjarrëfikësit mundën të shuajnë zjarrin, por ndërtesa nuk i shpëtoi shkatërrimit nga nxehtësia dhe flakët.

 

Fotot: http://www.cbc.ca/news

Burimi i lajmit: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Kanada-iPhone-faengt-Feuer-vernichtet-Haus-Apple-schweigt-3985915.html?hg=1&hgi=5&hgf=false