ShowBiz

Rezarta publikon një foto të Ermalit me të bijën. Dedikimi për nipin e ish-diktatorit do iu lerë pa fjalë

Pak orë më parë Rezarta Shkurta ka publikuar një foto, ku Ermal Hoxha shfaqet me të bijën Herën në prehër.

Rezarta nuk nguron të shprehë disa fjalë prekësë për nipin e diktatorit, i cili po vuan dënimin në burg për shkak të përfshirjes në grupin e famshëm të trafikimit të lëndëve narkotike atë të ‘Xibrakës”.

“Mjafton të shoh sytë e tij për të kuptuar se jam femra më me fat në botë, mjafton të shoh sytë e saj për të të falenderuar në këtë botë e në tjetrën që më dhurove këtë bekim. Zoti më ka dashur shumë që të solli te une, dhe te premtoj se do jem aty per ty në çdo të mirë e në të keqe, për të kapërcyer bashkë çdo gjë”, shkruan Rezarta në diçiturën e fotos.

Rezarta tashmë e ka lënë muzikën për t’u marrë me biznes, por dedikimet e dashurisë nuk i lë kurrë mënjanë.

https://www.instagram.com/p/BgYfIrlHSwc/?taken-by=rezartashkurta

Link: https://www.instagram.com/p/BgYfIrlHSwc/?taken-by=rezartashkurta

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ShkurtaRezarta/photos/a.360219837331650.81184.149424595077843/1035140106506283/?type=1&theater