Buze detit, ai me vargjet e tij e ajo me shikim vrastar fshehur pas syzeve dhe kaçurelave. Nis kështu një baladë e trishtuar dashurie të humbur, që dikë e ka bërë shok më gotën e dikë tjetër nuk dihet kush e shoqëron.
“Pi e thej për dashni” titullohet projekti i ri artistik i Arben Dibranit, me anë të së cilit i këndon një ndjenje të shuar, për të cilën shpresa nuk ka humbur ende.
Si përtej një kartoline në bregdet, imazhet e përzgjedhura në klip përcjellin një dëshirë të madhe që ende duhet të plotësohet.
Foto dhe video: https://www.youtube.com/watch?v=xEbAJY1Z9q0