ShowBiz

Lori Hoxha zbulon si nisi historia e dashurisë me Visin

Çifti kanë plot 6 vite së bashku, por si nisi historia e dashurisë, ku janë takuar ata, këto detaje trashëgimtarja nuk i kishte zbuluar deri më sot.

Në një intervistë për emisionin radiofonik “You & me” në NRG Radio, Lori Hoxha ka treguar se ajo dhe Vis Bajraktari janë njohur në shkollë, aty ku nisi miqësia e tyre e më pas dashuria.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Me hodhi krahun si shok i mirë”, tregoi Lori.

Kujtojmë që Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari po përflitet se do të hedhin hapin drejt martesës këtë verë megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëri prej të dyve.

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

https://www.instagram.com/p/BLvKpRCB8VF/?taken-by=visbajraktari

Link: https://www.instagram.com/p/BLvKpRCB8VF/?taken-by=visbajraktari

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgO9FOJBvn8/?taken-by=lorihoxha