“Kjo situate eshte e tmerrshme dhe duhen marre masa urgjente. Gjeja e pare qe mendova ishte, po sikur te kishte qene me cunin prej dore.
Eshte absurde ne 2018 te kete kope qensh te leshuara rrugeve, ne mes te qytetit.
Ata qen duhen rehabilituar dhe shpresoj shume qe te jete nje nder pikat kryesore te axhendes se Bashkise!”
Më lart citohet gazetarja Fatma Haxhialiu e cila nuk përmbahet pasi bashkëshorti i saj është kafshuar nga disa qen.
Fatma tregon se sulmi, ndodhi në një nga zonat kryesore të Tiranës, në atë të 21 Dhjetorit. E revoltuar gazetarja kërkon nga bashkia, që të bëjë rehabilitimin e këtyrë qenve, të cilët sipas saj po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Gazetarja shton se bashkëshorti i saj është edhe vetë veteriner, duke i paraprirë kështu fjalëve të cilët mund t’i vijnë nga ato që njihen si “mbrojtësit e kafshëve”.
Përpos retorikës mbi mbrojtjen e kafshëve veç vaksinimit të pjesshëm, të tjerat duken ende larg.
https://www.instagram.com/p/BghQRdEh7iu/?taken-by=sipas_fatmes
Link: https://www.instagram.com/p/BghQRdEh7iu/?taken-by=sipas_fatmes
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgRkalGBfpz/?taken-by=sipas_fatmes