Ermal Mamaqi qe i ftuar mbrëmë në emisionin “Kurthi i Piter Panit”. Pasi iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, moderatori i njohur ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.
Ermali u tregoi fëmijëve në panel momentin kur dy vite më parë u aksidentua me makinë në Ferizaj.
“I dola përpara një rrethrrotullimi, makina ime u bë gjysmë. Kur shkova në shtëpi, aty e kuptova çfarë kisha rrezikuar. Takova djalin, e mora në krahë dhe fillova të qaj. Djali më shihte”, tha Ermali. Sakaq ai porositi të gjithë drejtuesit të vendosin një fotografi të fëmijëve të tyre në kolomentrazhin e makinës, që të kontrollojnë shpejtësinë.
Link: https://youtu.be/_MlkxQWSrtU?t=836
Burimi i fotos kruesore: ©Tv Klan