Blendi Fevziu duke qarë publikisht? Duhet të vinte pikërisht një emision i jashtzakonshëm si “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani, që ta bënte Fevziun protagonist ndryshe.
Një ndër gazetarët më të shukseshëm të Shqipërisë ka rënë në kontakt me emocione të thella dhe sigurisht si kushdo është përlotur.
Teksa është publikuar promoja e emisionit së të shtunës me Arbana Osmanin, Fevziu shkëputet teksa thotë vetëm një fjali: Unë e kam nisur jetën krejtësisht i vetëm që 12 vjeç.
Nëse do të tregojë më shumë rreth jetës së tij, gazetari shumë i dashur në publik, këtë do të na duhet të presim.
Ai ka preferuar që në shumicën e rasteve familjen dhe të shkuarën e tij ta mbaj larg vëmendjes së publikut, po mesa duket fshehjes i ka ardhur fundi.
https://www.instagram.com/p/BgoYS4MgcTA/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel
Link: https://www.instagram.com/p/BgoYS4MgcTA/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgoYS4MgcTA/?taken-by=duatetebejtelumtur_topchannel