ShowBiz

Digitalb degjeneron Muç Nanon, në lidhje me ofezat ndaj Ilda Bejlerit

Kritikat publike të Mustafa Nanos ndaj Ilda Bejlerit janë kthyer në kryefjalën e shumë mediave në vend.

Pas shumë replikave mes njëri-tjetrit, më në fund ka ardhur një deklaratë zyrtare nga Digitalb. Gjatë emisionin “Top Show Magazine”, moderatori Alban Dudushi lexoi deklaratën zyrtare të Digitalb, e cila përmbante akuza të forta ndaj Nanos. Sipas deklaratës, debati ishte i gabuar që në zanafillë, pasi Ilda u sulmua nga një njeri që nuk e njeh televizionin, dhe se të vjetërit duhet tu lënë vendin të rinjve.

“Televizioni shqiptar vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio edhe së fundmi edhe si moderator programesh e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.”- Thuhet mes të tjerash në deklaratën zyrtare, që mund ta ndiqni më poshtë. E që duhet thënë e ul jashtmase figurën e Mustafa Nanos me epitete dhe etiketime eksplicite.

Link: https://youtu.be/NyxaF0wL0pg?t=90

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel