Gjatë ditës së djeshme Enca hodhi në treg këngën e saj të re me titull “Dua”.
Për këtë ajo ka paralajmëruar ditë më parë, përmes shkrimeve në rrjetin social “Instagram”. Kësaj radhe Enca vjen me një produksion plotësisht të sajin, pasi teksti dhe muzika mbajnë emrin e këngëtares. Kënga flet për një dashuri të ndaluar, dhe klipi është plot me skena të nxehta. Një nga protagonistët kryesor është edhe modeli italian Pierluigi Fracassi, i njohur në disa vende të botës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ky i fundit ka habitur me deklaratën e tij: Duket si videoklip por për mua është më shumë se kaq, një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e shpenzuar me njerëz të mrekullueshëm, që gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Falemindreit mbretëreshë Enca”- shkruan modeli, duke lënë kuptohet qartë se bashkpunimi ka krijuar edhe një miqësi të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/hyperdecadence/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=Nc75Johk9Q8