Sport

Bëhet baba për herë të tretë. Ja çfarë thotë Sergio Ramos

Familjes së yllit të Real Madridit i është shtuar një anëtar i ri.

Sergio Ramos është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e mirë ai e ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social Twitter.

Bashkëshortja e yllit të futbollit është Pilar Rubio, ndërsa Sergoi ka ndarë me fansat edhe emrin e djalit të tij që është Alejandro.

Në Twitter Sergio, ka postuar një foto të foshnjes dhe moderatores në dhomën e spitalit, krah së cilës shkruan: “Me gëzim të madh ne ju prezantojmë me Alejandro. Ai ka lindur në orën 18:24 dhe peshon 3.1kg. Mami dhe fëmija janë mirë. Ju falenderoj. Ju dua”.

Të  lidhur së bashku që në shtator të vitit 2012, futbollisti 31-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Pilar  tashmë kanë dy djem.

Link: https://twitter.com/SergioRamos

Burimi i lajmit: http://www.goal.com/en-om/news/ramos-hailed-for-attending-spain-training-hours-after-sons/8wa33mpk0sr01f22auu9h5hx0

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/SergioRamosOficial/photos/a.610679912299024.1073741860.120885117945175/1901122069921462/?type=3&theater