ShowBiz

“Diçka që do ndryshoja te Albani?” Rrëfehet Miriam Cani

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë gati një dekadë që jetojnë historinë e tyre stabël të dashurisë. E për këtë arsye janë shembulli ideal i ekuilibrit afatgjatë

Në rrjetet e tyre sociale shohim vazhdimisht postime të mbushura më fjalë të ëmbla, por si çdo çift edhe ata kanë ato pakënaqësitë e vogla me njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pop Culture” Miriami ka zbuluar edhe një të “metë” të bashkëshortit të saj.

“Nuk do t’i vijë mirë po ta dëgjojë. Është shumë i dhënë pas punës. Nuk di të ndalet. Sapo përfundoi koncerti, direkt të nesërmen filloi të fliste për tre këngët të reja që do të publikojë së shpejti, të tjera projekte. Por, kështu e njoha dhe nuk e ndryshoj dot”,-u shpreh Miriami.

Link: https://youtu.be/exUij7sQicc?t=2520

Burimi i fotos kryesore:  ©Top Channel