Aktualitet

Vetura autonome i merr jetën kalimtares. Policia publikon videon drithëruese

Në Arizona, një grua humbi jetën pasi u përplas nga një makinë autonome e kompanisë Uber.

Në Tempe, Arizona, një makinë autonome goditi një këmbësor. Siç raportojnë disa media amerikane, gruaja nuk i mbijetoi lëndimeve të marra dhe ndërroi jetë në spital.
Automjeti në fjalë në momentin e aksidentit drejtohej në mënyrë të pavarur me autopilot. Në bord ndodhej drejtuesi i cili sakaq zhvillonte testin. Me përjashtim të Arizonës, këto lloj makinash lejohet të udhëtojnë në San Francisko, Pittsburgh dhe Toronto.

Uber shprehu publikisht ngushëllimet në Twitter dhe premtoi se bashkëpunimi me autoritetet për rindërtimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Pikërisht në lidhje me këtë, kompania së fundmi ka vënë në dispozicion të autoriteteve pamiet vizive të regjistruara në momentin e aksidentit. Këto pamje tregojnë qartësisht dinamikën e aksidentit, si nga pjesa e brendëshme ashtu edhe nga ajo e jashtme e automjetit.

Policia e Tempe, Arizona US, bëri publike videon e mëposhtme:

https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Link: https://www.facebook.com/TempePolice/videos/2337144116311806/

Burimi i fotos kryesore: https://mmtstock.com