Një ndër shqiptarët më të suksesshëm në botë, Mario Dedivanoviç, ka bërë gjithë botën të flasë për të. I njohur si grimieri i Kim Kardashian, ai ka treguar së fundmi se ata përeveçse janë bashkëpunëtorë kanë edhe një miqësi me njëri-tjetrin. Një gjë të tillë e tregojnë postimet që Mario bën shpesh në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka publikuar disa foto dhe ka treguar detaje se si është njohur me yllin amerikan.
“Dhjetë vite më parë unë takova muzën time ne një set fotografik dhe nuk do ta harroj sa i inspiruar isha nga bukuria e saj. Dhjetë vite më vone dhe unë jam po njësoj i inspiruar. ‘KKW X MARIO’ bashkëpunimi del në 5 prill 2018, ekzaktësisht 10 vjet nga dita që u njohëm. Jam shume ne ankth t’ju tregoj gjithë bashkëpunimin. Zbulimi vjen se shpejti . Qëndroni ne pritje”, ka shkruar Mario.
Ndërkohë nuk ka munguar edhe një shkrim nga ana e Kimit, në një foto të ngjashme:
“10 vite më parë kur ne u njohëm nuk e kisha menduar asnjëherë se do të nxirrnim në treg produktet tona të përbashkëta. Mario më ka mësuar çdo gjë që unë di për ‘make-up’-in. Jam shumë krenare për këtë koleksion. Qëndroni në pritje”
https://www.instagram.com/p/BgynXe-gTix/?taken-by=makeupbymario
Link: https://www.instagram.com/p/BgynXe-gTix/?taken-by=makeupbymario
https://www.instagram.com/p/BgyjRF5lD-6/?taken-by=kimkardashian
Link: https://www.instagram.com/p/BgyjRF5lD-6/?taken-by=kimkardashian
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BYs-P2SBa9n/?taken-by=makeupbymario