Kanë kaluar 27 vite që nga dita kur ka ardhur në jetë një nga futbollistët më të famshëm shqiptar. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën. Që pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, ai njihet si heroi i flamurit.
Midis shumë urimeve që Taulanti ka marrë do të veçojmë atë të vëllait të tij, futbollistit Granit Xhaka, i cili ka përdorur edhe rrjetet sociale për ta ndarë dedikimin me ndjekësit e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- ka shkruar Graniti bashkangjitur fotos ku përveç dyshes së futbollistëve duket edhe tavolina e mbushur me dhurarta, midis të cilave edhe një pako e madhe e brendit Loius Vuitton.
Ai po ashtu ka publikuar një sërë fotografishë të rralla me të vëllanë.
Link: https://www.instagram.com/granitxhaka/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BVNsD5rFOm7/?taken-by=tx.34