Sport

I madhi Taulant Xhaka ka ditëlindjen, Graniti nuk i kursen urimet dhe dhuratat

Kanë kaluar 27 vite që nga dita kur ka ardhur në jetë një nga futbollistët më të famshëm shqiptar. Bëhet fjalë për Taulant Xhakën. Që pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, ai njihet si heroi i flamurit.

Midis shumë urimeve që Taulanti ka marrë do të veçojmë atë të vëllait të tij, futbollistit Granit Xhaka, i cili ka përdorur edhe rrjetet sociale për ta ndarë dedikimin me ndjekësit e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen vëlla”- ka shkruar Graniti bashkangjitur fotos ku përveç dyshes së futbollistëve duket edhe tavolina e mbushur me dhurarta, midis të cilave edhe një pako e madhe e brendit Loius Vuitton.

Ai po ashtu ka publikuar një sërë fotografishë të rralla me të vëllanë.

Link: https://www.instagram.com/granitxhaka/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BVNsD5rFOm7/?taken-by=tx.34