ShowBiz

Pse Vesa Luma dhe Big Basta zgjodhën të jetojnë në Zelandën e Re?

Prej disa kohë ajo me familjen e saj janë shpërngulur në Zelandën e Re për një të ardhme më të mirë të djalit të vogël Noah por edhe sepse Big Basta është i angazhuar me punë.

Mund të shkonin në vendet më të mira e të zhvilluara të Europës apo SHBA-së që të gjithë i lakmojnë e megjithatë zgjedhja e tyre ishte Zelanda e Re një vend i qetë ku jeta duket se ecën ngadalë.

Për Vesën largimi nga Shqipëria për Zelandën e Re ishte një zbulim që për të rezultoi pozitiv. Në një postim të bërë së fundmi ajo na tregon se përse është e dashuruar me këtë vend.

Në një video të shkurtër ku shfaq detin, këngëtarja shkruan: “Në çdo kënd të Zelandës së Re shfaqet diçka emocionuese që ti mund të bësh. Është xhevahiri i botës. Larg çmendurisë por pranë një jete më të mirë. Është mrekulli.”

Kujtojmë se këngëtarja e famshme do të rikthehet në Kosovë dhe Shqipëri këtë verë kryesisht për tu çmallur me familjen, por nuk përjashtohet edhe ndonjë angazhim publik.

https://www.instagram.com/p/Bg0SfI-Dt3V/?taken-by=vesaluma

Link: https://www.instagram.com/p/Bg0SfI-Dt3V/?taken-by=vesaluma

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYmmcklHhS/?taken-by=bigbastaofficial