Me postimet e saj online, ajo shpesh herë i bën fansat të flasin me veten e plotë herë të tjera t’i flasin drejtpërdrejt asaj.
Është fjala për Morena Tarakun e cila di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Por si duket së fundmi ajo është revoltuar nga fansat.
Këngëtarja ka vetëm njërin nga prindërit, babain, pasi nëna ka ndërruar jetë. Megjithëse ajo poston vazhdimisht dedikime për të, siç duket jo të gjithë janë të informuar për këtë. Morena ka marrë mesazhe nga fansat ku e pyesin se pse nuk publikon asnjëherë foto të nënës së saj, apo nuk e do atë, siç pretendon fansi.
Këto mesazhe Morena i ka publikuar në Instastory. “ Kureshtarë njerëzit. Rregullo ndjenjat njerëzore, pastaj mëso kulturë, pastaj hap Instagram dhe pas ca vitesh krijo pyetje”, shkruan ajo.
Link: https://www.instagram.com/morenataraku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgRMi2oFybZ/?taken-by=morenataraku