ShowBiz

Jam Beyonce shqiptare! Sa lartë e projekton veten Rashel Kolaneci!

Që ajo vetë, ose dikush tjetër e projekton atë shumë lartë, kjo është mëse e qartë, pasi i kanë mjaftuar hiret që fama e saj të marrë dhenë. E që ajo veshja që u bë e famshme sot, nuk ishte transparente, ishte mëse e qartë. Por nuk mund të mohohet se qëllimi pikërisht ai qe, të krijohej iluzioni i transparentes. Megjithatë Rasheli ynë i dashur nuk ka dashur t’i rrudhë fjalët, por i është pëveshur gazetarëve pa lënë pasdore vetbesimin dhe sedrën e majmur me egocentrizëm.
Rashel Kolanci është një ndër ish-velinat e emisonit të Ermalit. Sot ajo ka qënë një nga më të përfolurat në showbizin shqiptar për shkak të kërcimit dhe veshjes që ajo kishte në një nga puntatat e emisionit.

Por duket se ky lum kritikash per veshjen e saj ka bërë që ajo të preket në “sedër” dhe të reagojë për këtë fakt duke thënë se veshja e saj nuk ishte transparente por imitonte veshjen e Beyonce.

Ajo mendon se veshjen e kishte më të bukur se këngëtarja me famë botërore dhe këtë e demostroi me anë të fotove.

Por në foton pasardhëse ajo thotë se është Beyonce shqiptare. Për tu admiruar vetbesimi i Beyonce së vogël.

 

Link: https://www.instagram.com/rashelkolaneci/ 

Link: https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbiFOZwBcEM/?taken-by=rashelkolaneci