ShowBiz

Leonora Jakupi emocionon nënën që humbi familjen e saj në luftë

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, drejtuar nga nga Arbana Osmani, çdo të shtunë po mbledh pranë vetes mijëra shqiptar.

Histori nga më të ndryshmet në gjithë trojet shqiptare po bëhen pjesë e emisionit më të ndjekur të momentit.

Ajo sot jeton e vetme në qytetin e Gjakovës. Nënë Ferdonija e cila ka humbur gjithë familjen gjatë luftës në Kosovë, bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.

Këtë të shtunë ajo do jetë e ftuar në emision ku për t’i dhënë pak forcë do jetë e pranishme këngëtarja Leonora Jakupi.

Në videon e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, shohim pjesë nga emisioni i kësaj të shtune, e që një moment mjaft emocionues është kur Leonorai thotë nënë Ferdonijen: “A mundem unë me qenë çika jote?” Nëna që fatkeqësisht s’është më nënë, tashmë ka gjetur një bijë të dytë.

https://www.instagram.com/p/Bg37FNvnAx5/?taken-by=leonorajakupi

Link: https://www.instagram.com/p/Bg37FNvnAx5/?taken-by=leonorajakupi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaZqXt3nh45/?taken-by=leonorajakupi