Supermodelja Emina Çunmula ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për një ndër reperët më të famshën në Shqipëri, Noizy.
Për më saktë bëhet fjalë për një ndër këngët e fundit të reperit, me titull “Mbretëresha ime” e cila rezultoi një hit i mirfilltë në të gjithë kuptimet e fjalës. Si në ndjekshmëri, ashtu edhe në mesazhin e fortë që mbart.
Emina shprehet e emocionuar, nga poezia e ndjerë e kësaj kënge, për të cilën thotë se i kujton nënës e saj e cila gjithnjë e pyeste për vendndodhjen, gjatë periudhës që ishte aktive në karrierë. Bukuroshja pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe në lidhje me këngën, dedikimin e fillon me fjalët “Kjo këngë është gjithçka” dhe e mbyll këtë dedikim me figurën e një zemre të thyer.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=epdjoD4zdjA
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=epdjoD4zdjA