Sport

UEFA i theu zemrën, ja si reagon Rashel Kolaneci

Mes shumë personazheve publikë, ka qenë edhe Rashel Kolaneci, që kanë reaguar ndaj dënimit të skuadrës së Skënderbeut me pezullim nga Europa për 10 vjet.

Me anë të një postimi në Instagram, Rasheli ka shprehur qartë qëndrimin e saj ndaj Skënderbeut, duke treguar edhe njeherë se ajo është një tifoze e çmendur pas ‘Ujqërve të Dëborës’.

Bukuroshja shqiptare ka reaguar ashpër ndaj vendimit të UEFA-s, duke u treguar e bindur se Skënderbeu do të fitojë betejën gjyqësore.

“Këta të UEFA-s i janë vënë pas kampionëve korçarë, si turku Skënderbeut. Ama, ikonat historike nuk njohin humbje as në fushën e blertë e as në panelet gjyqësore. Skënderbeu kampion!”, ka shkruar bukuroshja e ekranit.

Link: https://www.instagram.com/rashelkolaneci/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BfOTC6cBsc9/?taken-by=rashelkolaneci