ShowBiz

Deklarata e papritur e biznesmenit gay: “Kam provuar edhe…”

Debati lidhur me takimet e LGBTI nëpër shkolla ka vënë përball edhe vetë anëtarë të komunitetit.

Mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” të ftuarit kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me këtë temë, ndërkohë që si rrallëherë Elton Ilirjani i cili ka deklaruar publikisht se është gay tha se është kundër nismës së LGBTI nëpër shkolla.

Gjatë emisionit Ilirjani tha se dikur, për shkak se vuante faktin që ishte gay ka provuar të ketë lidhje me një femër, por sipas tij nuk ka funksionuar.

“Çështja e bullizmit nuk duhet ngatërruar me LGBTI. Nëse unë do shkoja nëpër shkolla me imazhin që kam krijuar dhe të thoja që është në rregull të jesh gay atëherë të rinjtë mund të ndikoheshin. Unë e kam provuar të kthehem dhe të bëhem heteroseksual. Kisha një të dashur për tre muaj, ajo ishte afrikane. Mua më vriste mendimi që isha gay dhe provova lidhjen me të. Unë nuk isha i përfshirë me të, isha i tërhequr nga meshkujt. Ajo më pëlqeu, seksualisht ishte në rregull, por nuk më tërhiqte emocionalisht. Ndikimet nuk janë pozitive tek gjithsecili nga ne. Ne duhet të jemi më të qetë dhe të mos bëjmë zhurmë në një Shqipëri të tërë”, tha Ilirjani.

Link: https://youtu.be/z5IYPjzsuF8?t=41

Burimi i fotos kryesore:  https://www.facebook.com/eltonilirjani/photos/a.1511393832420358.1073741831.1479373652289043/2257731671119900/?type=3&theater