Blogeri i njohur Olti Curri, ka ironizuar publikisht deklaratën e kryeministrit bërë në Kuvend dy ditë më parë.
“Edi Rama, e shikon që popullit i ngrihet vëlla?”. Shkruan Olti ndanë një fotoje nga protesta e Kuksit.
“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”, tha Rama ndërsa sot qindra protestues u ngritën në protestë kundër taksimit në Rrugën e Kombit.
“Edi Rama e shikon që popullit i ngrihet vlla? Se na bëre merak, pasi fole shumë i sigurtë në Parlament, sikur po flisje për atë tëndin…
Prit se nesër ngrihen taksat pasnesër do të ngrihet perseri ky i pangrituri popull…”, përmbyll me nota të forta sarkazme komentin e tij Curri.
Ditën e sotme, për katër orë, protestues të shumtë u përleshën me policinë dhe dogjën sportelet që mblidhnin taksën, të cilën ata e kanë vlerësuar si të patolerueshme.
https://www.instagram.com/p/Bg_R4TMA8tQ/?taken-by=olticurri
Link: https://www.instagram.com/p/Bg_R4TMA8tQ/?taken-by=olticurri
https://www.instagram.com/p/Bg6sOfaF-Vn/?taken-by=olticurri
Link: https://www.instagram.com/p/Bg6sOfaF-Vn/?taken-by=olticurri
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BedWHhJgMoB/?taken-by=olticurri / https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/photos/a.692348917449231.1073741845.119549894729139/2148013268549448/?type=3&theater