ShowBiz

Homoseksual por kundër LGBTI: “Duhet të jenë më të pjekur, njerëzit…”

Në emisionin e Arjan Çanit, ”Zonë e Lirë” në një debat për nismën e komunitetit LGBTI në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për të zhvilluar disa takime mes komunitetit dhe fëmijëve në shkolla me temë kundër bullizmit, sipërmarrësi Elton Ilirjani deklaroi se ishte kundër kësaj nisme.

Në një debat me dy aktivistet e të drejtave të njeriut, Ilirjani i cili pushtoi portalet me deklaratën se është homoseksual, kundërshtoi thënien e tyre se ai merr guximin ta pranojë prirjen e tij publikisht sepse është i pasur, por shumë të margjinalizuar në rrethinat e Tiranës e Shqipërisë.

”Kjo gjë nuk merret me kaq nxitim sa e kanë marrë Xheni dhe shoqja e saj. Unë e kam deklaruar prirjen time homoseksuale që kur kam qenë. Ne nuk duhet të jemi agresivë, ne duhet t’ua thjeshtësojmë jetën të tjerëve jo t’i vendosim në pozita armiqësie. Nuk duhet t’i mendojë pjesën tjetër të shoqërisë si armiq, ne duhet t’i mendojmë prirjet e tyre po aq natyrale sa prirjet tona. Kjo çështje duhet marrë më me pjekuri sepse kështu duhet ua bëjmë më të lehtë jetën edhe atyre që nuk jetojnë në qendër të Tiranës por në zona rurale. Nuk ka lidhje të qenit i pasur me mundësinë për ta deklruar publikisht prirjen seksuale. Unë e kam deklaruar edhe kur isha i varfër”,-u shpreh Ilirjani.

Link: https://youtu.be/z5IYPjzsuF8?t=148

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/eltonilirjani/photos/a.1511393832420358.1073741831.1479373652289043/2211777832381951/?type=3&theater